Rusia dërgon trupa për të shtypur protestat në Kazakistan

Akte të reja dhune u verifikuan pasditen e së enjtes në Kazakistan, pasi Rusia nxitoi të dërgonte trupat e saj ushtarake për të vënë nën kontroll një protestë mbarëkombëtare, në një nga aleatët kryesorë ish-sovjetik të saj.

Policia në qytetin kryesor Almati deklaroi se kishte vrarë një dyzinë protestuesish gjatë orëve të natës, ndërkohë që nga ana e forcave të rendit, sipas burimeve zyrtare, 18 efektivë kishin humbur jetën, përfshirë 2 të gjetur me kokë të prerë.

Ndërkohë, mbi 2 mijë janë personat e arrestuar. Policia vendase publikoi disa pamje filmike dhe foto që sipas saj tregonin qytetarët që kundërshtonin policinë në zona të ndryshme të vendit.

Një video e filmuar në Almati tregonte oficerë të armatosur që kryenin kontrolle për armë pranë një makine, teksa mbanin pa lëvizur 4 protestues të shtrirë në tokë.

Manifestimet nisën pas dyfishimit të çmimit të gazit, në vendin e përfshirë nga reshjet e dëborës. Presidenti kazak, Tokayev akuzoi ata që i quajti “terroristë të huaj” për nxitjen e manifestimeve dhe paralajmëroi një seri operacionesh kundër tyre.