17 viktima/ Moska, raketa hipersonike në kufi me vendet e NATO-s

Të paktën 17 persona llogaritet të kenë humbur jetën në qytetin e Kharkivit, në veri-lindje të Ukrainës, pasi forcat ruse bombarduan një bllok godinash të banuara. Mes viktimave është edhe një fëmijë 13-vjeçar, kanë bërë të ditur autoritetet lokale, të cilat kanë shtuar se 42 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. “Bëhet fjalë për…

Të paktën 17 persona llogaritet të kenë humbur jetën në qytetin e Kharkivit, në veri-lindje të Ukrainës, pasi forcat ruse bombarduan një bllok godinash të banuara.

Mes viktimave është edhe një fëmijë 13-vjeçar, kanë bërë të ditur autoritetet lokale, të cilat kanë shtuar se 42 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Bëhet fjalë për humbjen më të lartë që Kharakivi ka pësuar që nga fillimi i luftës. E kam fjalën për njerëz, për njerëz të vrarë dhe të plagosur. Për këtë do të shpallet së shpejti një ditë zije”, u shpreh Ihor Terekhov, kryetar i Bashkisë së Kharkivit.

Bombat goditën edhe qytetin Krasnograd, ku një çift mbeti i vrarë dhe vajza 12-vjeçare e tij e plagosur rëndë.

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se kishte sulmuar një bazë mercenarësh të huaj, duke vrarë 90 prej tyre.

Ndërkohë, dy fshatra ruse u evakuuan në 24 orët e fundit pasi zjarri përfshiu një depo municionesh në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Ngjarja erdhi pak ditë pas një shpërthimi në një dpeo municionesh dhe sulmit ndaj një baze ushtarake ruse në Krime.

Ushtria ruse deklaroi se kishte angazhuar avionë luftarakë të pajisur me raketa hipersonike në rajonin e Kaliningradit, një enklavë e rrethuar nga dy vende të NATO-s, lëvizje që konsiderohet një presion ndaj Perëndimit.