Belgjika nis aksionin për të përballuar thatësirën, ndërton më shumë rezervuarë uji

Rajoni belg i Flandrës është një nga zonat më të thata në BE. Tani aty po ndërtohen rezervuarë të rinj uji për të përballuar mungesën e reshjeve dhe thatësirën.

Për shkak të rritjes së thatësirave gjatë viteve të fundit Belgjika do të ndërtojë më shumë rezervuarë uji. Kjo është një nga masat e planit “Blue Deal” për përballimin e efekteve të ndryshimeve klimatike.

Njëri prej rezervuarëve do të ndërtohet pranë qytetit Antverpen. Në këtë zonë ishte planifikuar të krijohej një zonë industriale, por thatësirat në rritje po i detyruan autoritetet lokale të zonës së Flandrës të heqin dorë nga ky plan.