18 makina dhe biznese, dalin fotot, kush janë dy vëllezërit mirditor me 5 mln euro pasuri

Sipas dosjes rezulton se aktiviteti i tyre kriminal duket se ka qenë i shtrirë në një numër të lartë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Prokuroria e Tiranës i sekuestroi 5 milionë euro pasuri dy vëllezërve Sokol dhe Elson Marku.

Sokol Marku dhe vëllai i tij Elson Marku, nga viti 2008 deri në vitin 2015, kanë përfituar transferta në vlera monetare të larta nga disa vende të BE, si Italia, Belgjika, Spanja, Suedia, Zvicra, Greqia dhe Franca.

Sipas dosjes rezulton se aktiviteti i tyre kriminal duket se ka qenë i shtrirë në një numër të lartë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Këto para ata i investonin në blerjen dhe tregtimin e makinave. Nga muaji mars i 2011 deri në mars të 2015, Sokol Marku ka përfituar 30 transferta me vlerë totale 12.316 euro, nga persona të ndryshëm.

Ndërsa nga korriku 2014 deri në gusht 2015, ka dërguar 1.127 euro në favor të tre personave, të afërt të tij drejt Italisë. Belgjikës, Spanjës dhe Suedisë.

Ndërsa Elson Marku, nga data 7 korrik deri në datën 14 korrik ka përfituar dy transferta, njëherë 1.633 franga zvicerane dhe një herë tjetër 48.235 franga.