20 gëzhoja Scorpions pa zhurmë! Skema e rëndë e atentatit në Milot, autorët bombarduan me plumba Ibrahimin, shënjestra ka marrë 7 plumba në gjymtyrët e poshtme

“Scorpions”-i ishte pajisur edhe me silenziator, për të mos alarmuar zonën e për të mos ‘shqetësuar’ kalimtarët e tjerë.

Dosja.al ka siguruar llojin e armës me të cilën u qëlluar me breshëri plumbash ndaj Ylli Ibrahimit, në Milot. Bëhet fjalë për një automatik të llojit “Scorpions”, modeli 61 (7.65 mm), nga e cila dolën plot 20 plumba dhe u ‘zbrazën’ në drejtim të 45-vjeçarit Ibrahimi.

“Scorpions”-i ishte pajisur edhe me silenziator, për të mos alarmuar zonën e për të mos ‘shqetësuar’ kalimtarët e tjerë.

Lloji i automatikut të përdorur:

Të gjitha gëzhojat janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërkohë Dosja.al ka mësuar se shtatë prej plumbave e kanë kapur Ibrahimin në gjymtyrët e poshtme, duke i lënë dëme të mëdha në gjymtyrët e mëposhtme.

Aktualisht Ibrahimi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që shkaqet mbeten të paqarta. Dosja.al publikoi më herët edhe foton ekskluzive të dy autorëve, të cilët ndoqën shënjestrën me motor dhe e qëlluan.