Sherri vjehërr-nuse: Gjykata e Fierit urdhër mbrojtje për dhunuesit, e dhunuara nxirret në rrugë me tre fëmijët

Tushe Dosti tregon se dhunë fizike nuk është ushtruar vetëm kundrejt saj në familje, por edhe mbi djalin e saj të mitur. Dhe e gjitha kjo ka ardhur si rrjedhojë e mosdaljes nga shtëpia për të punuar tokën për mbjelljen e misrit .

Çudirat në vendin tonë nuk kanë të sosur! Tushe Dosti nga Fieri ankohet në emisionin Fiks Fare se edhe pse ka qenë viktimë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj, urdhër mbrojtje kanë përfituar dhunuesit dhe jo ajo.

Sipas saj vjehrra e ka përfituar urdhrin e mbrojtjes pasi ka deklaruar në polici që kërcënohet nga nusja. Ndërkohë për emision Fiks Fare zonja Tushe tregon se dhunë fizike nuk është ushtruar vetëm kundrejt saj në familje, por edhe mbi djalin e saj të mitur. Dhe e gjitha kjo ka ardhur si rrjedhojë e mosdaljes nga shtëpia për të punuar tokën për mbjelljen e misrit .

Gjithashtu ajo thotë se ka denoncuar në komisariat ngjarjen, ka shkuar edhe tek mjeku me shenjat e mbetur në fytyrë nga dhuna, por sot bashkë me 3 fëmijët është dëbuar nga shtëpia ku ka jetuar për vite me radhë dhe është lënë në mes të katër rrugëve. Dëbuar pikërisht nga shtëpia në të cilën ka kontribuar për ndërtimin e saj.

Duke u përlotur nëna e tre fëmijëve të mitur thotë “kam shitur një gjel për të blerë rroba kalamajve dhe pikërisht në këtë moment kanë filluar edhe grindjet. Vjehrri dhe vjehrra më thanë që bëri gabim shumë të madh, sepse pulat nuk ishin të miat”. Zonja Tushe kërkon ndihmën e Fiksit sepse nuk di ku të drejtohet tjetër për problemin e saj. OPGj- jo që nuk ka bërë asgjë në lidhje me problemin e saj, por prej kohësh nuk i hap as telefonin.

Në takimin që znj.Tushe bën me mjekun ligjor ai i konfirmon se në raport ka shënuar që djali, por gjithshtu edhe ajo vetë kanë patur shenja të dhunës. Konkretisht në mjekër. Por ndërkohë në urdhrin e mbrojtjes që vjehrra ka marrë ndër të tjera shkruhet se OPGJ-ja ka kërkuar znj Tushe për intervistë, por ajo nuk ka shkuar sepse ka qenë tek prindërit e saj. Gjë e cila mohohet kategorikisht të ketë ndodhur nga e dhunuara. Pikërisht për ta vërtetuasr këtë znj. Tushe Dosti telefonon oficerin e policisë gjyqësore, dhe e vetmja përgjigje që merr është që të merret me gjykatën.

Lajme të ngjashme