23 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

Ndërhyrja e forcave ajrore të Aleancës Veri-atlantike, NATO, kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë, e cila filloi 23 vjet më parë, me 24 mars, shënoi fillimin e bombardimeve për 78 ditë mbi këto caqe. Në këtë ditë filloi dhe ngjallja e shpresës për qytetarët e Kosovës se liria ishte afër. Bombardimet e NATO-s mbi…

Ndërhyrja e forcave ajrore të Aleancës Veri-atlantike, NATO, kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë, e cila filloi 23 vjet më parë, me 24 mars, shënoi fillimin e bombardimeve për 78 ditë mbi këto caqe.

Në këtë ditë filloi dhe ngjallja e shpresës për qytetarët e Kosovës se liria ishte afër.

Bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe përfunduan pas 78 ditësh me marrëveshjen e Kumanovës, e cila në qarqe të ndryshme cilësohet edhe si kapitullim i Serbisë.

Pak ditë më vonë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, përmes së cilës Kosova do të administrohej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara.

Por, me 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, në vitin 1999 u vendosën rreth 50,000 ushtarë nga 36 vende të ndryshme botërore, nga të cilët 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.

Ndërkaq, sot, me një numër shumë të vogël, forcat paqeruajtëse të NATO-s, vazhdojnë operimin e tyre nëpër Kosovë.