Çmimi i kafes drejt rritjes

Çmimi i kafes do të rritet shumë shpejt, ku një kafe pritet të kushtojë rreth 120 lekë. Kështu njoftoi kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja, në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania. Jahja njoftoi se çmimi i kafes është rritur me 20% në bursë. “Në mars-prill do të rritet me të paktën 30%”,…

kafes

Çmimi i kafes do të rritet shumë shpejt, ku një kafe pritet të kushtojë rreth 120 lekë.

Kështu njoftoi kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja, në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania.

Jahja njoftoi se çmimi i kafes është rritur me 20% në bursë.

“Në mars-prill do të rritet me të paktën 30%”, u shpreh ai.

Ai tha se çmimi i kafes është rritur në bursë prej kohësh, por nuk është pasqyruar nga bizneset të cilat kanë mbajtur peshën.

“Ka dy rrugë, ose do të mbyllësh biznesin, ose do të rrisësh çmimin. Nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh Jahja.