24 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, homazhe pranë memorialit “Heroi i Demokracisë”

Në 24-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, sot në Tiranë u zhvilluan homazhe në një ceremoni përkujtimore pranë memorialit “Heroi i Demokracisë”. Të pranishëm në homazhe ishin familjarët e Azem Hajdarit, Sali Berisha, Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka e shumë politikanë të tjerë demokratë. Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së…

Në 24-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, sot në Tiranë u zhvilluan homazhe në një ceremoni përkujtimore pranë memorialit “Heroi i Demokracisë”.

Të pranishëm në homazhe ishin familjarët e Azem Hajdarit, Sali Berisha, Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka e shumë politikanë të tjerë demokratë.

Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.Deputeti dhe ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 që përmbysi regjimin komunist në Shqipëri, u ekzekutua në moshën 35-vjeçare.