Ra në kontakt me telat e tensionit të lartë teksa hodhi grepat për të peshkuar, transportohet në spital me djegie në trup një person 

Një person ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, teksa hodhi grepat në lumë për të peshkuar, për pasojë është djegur në trup.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Voskopojë të Korçës dhe në momentin që grepat janë hedhur është bërë shkarkesë elektrike.

Shtetasi me iniciale A. S., ka pësuar djegie në trup dhe është transportuar për në spital Ky shtetas për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2022, në fshatin Voskopojë, Korçë, shtetasi A. S., banues në Korçë, duke peshkuar në lumë, gjatë hedhjes së grepit për të peshkuar, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike.

Si pasojë e shkarkesës, shtetasi A. S., ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes