12.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

410 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

Janë shëruar 552 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 142,269 që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 410 qytetarë.

Rastet janë në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 29 raste në Fier, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Vlorë, 21 raste në Shkodër, 11 raste në Kukës, Bulqizë, Mallakastër, Sarandë, 8 raste  në Lezhë, Kurbin, Kavajë, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Peqin, 5 raste në Delvinë, Berat, 4 raste në Krujë, Kamëz, 3 raste në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh, 2 raste në Pukë, Elbasan, 1 rast në Fushë- Arrëz, Tropojë, Mirditë, Dibër, Mat, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.

Janë 12,619 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Dy qytetarë nga Tirana 55 vjeç dhe 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, një qytetare nga Fieri 72 vjeç, dhe një qytetar nga Shkodra 82 vjeç.

Janë shëruar 552 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 142,269 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        410
Të shëruar në 24 orë      552
Të shtruar në spitale       195
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 3,499

Testime totale          1,120,460
Raste pozitive             157,436
Raste të shëruara         142,269
Raste Aktive                  12,619
Humbje jete                      2,548

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5236
Shkodër          1507
Durrës             1084
Fier                  1081
Vlorë               864
Lezhë              713
Elbasan           620
Berat               455
Korçë               313
Kukës              276
Gjirokastër      271
Dibër                199

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme