Aksident në Korçë, plagohet rëndë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran në Korçë.

Top Channel mëson se si pasojë e daljes nga rruga të një motori është plagosur rëndë drejtuesi i saj.

I plagosuri po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.