457 të infektuar me COVID, tre humbje jete në 24 orët e fundit/ 130 pacientë në spitale

457 rezultuan të infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 9,316 numrin e rasteve aktive në të gjithë vendin.

Nga 2738 testime rezultuan pozitivë  173 qytetarë në Tiranë, 24 në Fier, 22 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 15 qytetarë në Shkodër, Lushnje, nga 11 qytetarë në Durrës, Elbasan, 9 në Gramsh, 8 në Delvinë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Krujë, Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, Peqin, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Has, Mirditë, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Devoll, Korçë, Përmet, Himarë, Vorë, Shijak, Kurbin, Lezhë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Roskovec, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Maliq, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Tropojë, Fushë Arrëz.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Nuk mundën të fitonin betejën me COVID-in, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç, një qytetare nga Fieri 79 vjeçe, një 80-vjeçare nga Tirana.

Janë shëruar 967 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 255,282 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Deri më tani janë kryer 2,657,633 vaksinime, ndërsa Shqipëria përbëhet nga 2.838 milionë banorë.

“Respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, sipas ministrisë.

Statistika (12 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 457
Të shëruar në 24 orë 967
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2738

Testime totale 1,710,553
Raste pozitive 268,008
Raste të shëruara 255,282
Raste Aktive 9,316
Humbje jete 3,410

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3125
Fier 1296
Vlorë 786
Shkodër 744
Gjirokastër 765
Elbasan 701
Berat 673
Lezhë 375
Korçë 281
Durrës 299
Kukës 214
Dibër 57