Turqia paralajmëron qytetarët e saj për udhëtimet në zonat e Ukrainës lindore

Turqia paraljmëroi qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet në zonat kufitare në Ukrainën lindore, përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme, transmeton Anadolu Agency (AA). Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë ka lëshuar një deklaratë në lidhje me sigurinë dhe udhëtimin në Ukrainë. Më tej në deklaratë theksohet se janë duke…

Turqia paraljmëroi qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet në zonat kufitare në Ukrainën lindore, përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë ka lëshuar një deklaratë në lidhje me sigurinë dhe udhëtimin në Ukrainë.

Më tej në deklaratë theksohet se janë duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në Ukrainë.

“Në këtë kontekst, qytetarët tanë këshillohen të shmangin udhëtimet në rajonet kufitare lindore të Ukrainës, përveç rasteve urgjente”, thuhet në deklaratë.

Qytetarëve iu kërkua të marrin të gjitha masat e mundshme për qëllime të mbrojtjes personale dhe të kontaktojnë ambasadën e Turqisë në Kiev përpara udhëtimit të nevojshëm.

Në orët e fundit, një sërë vendesh u kanë bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga Ukraina për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë mes marrëdhënieve të tensionuara me Rusinë.​​​​​​​