4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer në Kosovë

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një njoftimi për media.

Pasditen e kësaj të marte në Kosovë kanë mbërritur 4 680 dozat e para të vaksinës anti Covid të llojit Pfizer, pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian dhe Austria do t’i sjellë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një njoftimi për media.

“Ambasada Austriake në Prishtinë është shumë e gëzuar, që sot ka arritur në Prishtinë sasia e parë e 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer, të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe janë siguruar nga Austria. Me 4.680 dozat që kanë arrit sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit. Kjo do kontribuoj në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë si dhe grupet e rrezikuara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.