6.682 pacientë aktivë me Covid/ 161 të shtruar në spitale, 20 në gjendje të rëndë

508 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19, ndërsa 5 persona të infektuar kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga 3074 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar vetëm në Tiranë 240 qytetarë.

33 raste të reja janë shënuar  në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnjë, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 6.682 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitale po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 693 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166.702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 508
Të shëruar në 24 orë 693
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3074

Testime totale 1,246,320
Raste pozitive 176,172
Raste të shëruara 166,702
Raste Aktive 6,682
Humbje jete 2,788

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3043
Durrës 810
Fier 644
Shkodër 528
Vlorë 287
Elbasan 291
Lezhë 237
Berat 222
Gjirokastër 203
Kukës 154
Korçë 146
Dibër 117