Plagosje në Tiranë/ 2 të rinjtë në spital, policia pika kontrolli për kapjen e autorit

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme nga të shtënat me armë të nodhura në zonën e ish-Parkut të autobusëve në Tiranë.

Sipas burimeve të Top Channel, të plagosurit janë identifikuar si Aleksander Nikolli dhe  Xhulio Vela, pëkatësisht 27 dhe 25 vjeç.

Policia kanë ngritur pika kontrolli dhe po bën kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes për të kapur autorin.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.