Konfirmohen 6 raste të reja me koronavirus në Shkodër, duke e bërë që shifrat të rriten shpejt brenda disa ditëve. Mësohet se të infektuar kanë rezultuar 2 familjarë të të moshuarës që ndërroi jetë dy ditë më parë.
Po ashtu i infektuar ka rezultuar edhe infermieri, i cili i ka shërbyer për një muaj 80-vjeçares, e cila ishte viktima e parë nga qyteti.
Edhe rastet e reja janë konfirmuar në dy zonat periferike të qytetit, në lagjet Dobraç dhe Kiras, të cilat janë izoluar.
vijon…


