361 të infektuar, 21 viktima dhe 104 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19, mes tyre edhe një i mitur. Sipas ministrisë 5 prej infektuarve janë në terapi intensive dhe 1 tjetër është i intubuar.
Po kështu, pasditen e djeshme u njoftua se humbi jetën në spitalin Infektiv,ish-boksieri i njohur shqiptar, Skënder Kurti. Ky i fundit prej ditësh ndodhej në terapi intesive. Ndërkohë, harta e të infektuarve vijon që të rritet në qarkun e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.
Edhe pse rastet e infektuara po rriten dita-ditës, sërish sipas ekspertëve piku nuk është arritur dhe pritet të ndodhë në javën e pestë. Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se epidemia në vendin tonë mund të përfundojë në fund të muajit qershor. Ndërsa, mjeku Tritan Kalo iu bën thirrje shqiptarëve që të izolohen në shtëpitë e tyre, të dëgjojnë muzikë, të lexojnë dhe të gatuajnë. Ai shprehet se emisionet televizive, në të cilat flitet për COVID-19, “ngjallin’ ankth.

Mjeku i njohur, Tritan Kalo u bën thirrje shqiptarëve që të izolohen në shtëpitë e tyre, të dëgjojnë muzikë, të lexojnë dhe të gatuajnë. Kalo shprehet se nëse shikon emisionet televizive, ku flitet për COVID-19, përfshihesh nga ankthi.
“BASHKËKOMBASIT e mi,QËNDRONI në SHTËPI, LEXONI, DËGJONI muzikë, GËZOJUNI pranisë së fëmijëve dhe të afërmve tuaj, GATUANI, FLISNI e flisni me plot dëshirë e pathos për JETËN me të dashurit tuaj, për aq kohë sa edhe ritmi i jetës ende nuk ju ka ripërfshirë në vorbullën e saj, sepse jeta NUKU është vetëm “zhytje në Detin e Zit të Covid-19”, dhe se çdo e keqe sado e madhe qoftë ajo paska edhe ndonjë element “mirësie” brënda saj….MBI TË GJITHA kurrë të mos ju mungojë”, shprehet ai në një postim në Facebook.
Ku është VETNDËRGJEGJËSIMI…..”Kukamçefti’ është loja që NE po bëjmë me Covid-19. Dyndemi rrugëve për 8 orë midis orëve 05:00 – 13:00, dhe më pas NE vijojmë dhe e gënjejmë veten, se po i fshihemi rrezikut të infektimit prej tij, duke qëndruar të mbyllur në shtëpi deri të nesërmen, kur tia mësyjmë sërisht rrugëve të qyteteve tona….Për fatin tonë të keq, ANKTHIN e mbylljes na e shtojnë emisonet disa orëshe televizive me të sëmurët me Covid-19 në Shqipëri dhe nëpër Botë, me të vdekurit e shumtë të kësaj “flame” dhe NE pak shumë pak shohim art viziv, histori, gjeografi, dëgjojmë muzikë, humor, mënçurira e optimizëm socio-historiko-ekonomik nga këto ekrane….EKSPERTIZA “COVIDIANE-19” po që edhe ajo vijon e rrjedh si lumë nga këto ekrane, dhe “i ziu qytetar i këtij vendi” NUKU di se çfarë të bëjë?….PROTAGONIZMI i kërkuar me çdo çmim e mjet në këto kohë shumë-shumë gri për shoqërinë tonë, është i dëmshëm dhe jo produktiv si në planin individual po ashtu edhe në atë shoqëror….BASHKËKOMBASIT e mi,QËNDRONI në SHTËPI, LEXONI, DËGJONI muzikë, GËZOJUNI pranisë së fëmijëve dhe të afërmve tuaj, GATUANI, FLISNI e flisni me plot dëshirë e pathos për JETËN me të dashurit tuaj, për aq kohë sa edhe ritmi i jetës ende nuk ju ka ripërfshirë në vorbullën e saj, sepse jeta NUKU është vetëm “zhytje në Detin e Zit të Covid-19”, dhe se çdo e keqe sado e madhe qoftë ajo paska edhe ndonjë element “mirësie” brënda saj….MBI TË GJITHA kurrë të mos ju mungojë SOLIDARITETI me ata, që e përballojnë jetën në mesin shumë e shumë vështirësive…. JANË nënat, baballarët, motrat, vëllezërit e fëmijët tanë edhe ata….DASITË socio-ekonomike të krijuara në këto 30 vite DEMON-KRACI janë ulëritëse, sepse në mënyrë pameritore shumë individë që deri dje “brekëgrisur e barkëtharë i gjeti mëngjesi, milionerë i zuri nata”, vetëm e vetëm sepse përftuan nga politikat rrënuese të ARDHMËRISË sonë……NUKU ka Covid-19 që ta’a zhdukë këtë PLAGË “të dhimshme e qelbrrjedhëse” të shoqërisë sonë të shpërfyturuar…..ME DURIM e BESIM ne do tia DALIM mbanë betejës kundër Covid-19, dhe KOHA POSTKOVIDIANE detyrimisht që do të DUHET të jetë ajo e korigjimeve të PABARAZIVE socio-ekonomiko-politike, NËSE ende NE bartim në zemër dëshirën e flaktë të të qënurit SHQIPTAR, si dhe atë të MBROTHËSIMIT të MËMËDHEUT tonë të përbashkët!


