Stuhia Eunice, 8 të vdekur në Europë

Evropa Perëndimore përballet me një prej stuhive më të fuqishme shënuar ndër vite.

Të paktën 12 persona humbën jetën për shkak të motit të keq, kryesisht për shkak të rënies së pemëve. Viktimat u regjistruan në Irlandë, Britani, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.

Stuhia u quajt ‘Eunice’ nga shërbimet e motit britanik dhe irlandez dhe Zeynep në Gjermani.

Erërat rrëzuan majën e një kishe në Uells, Anglinë jugperëndimore, fuqia e erës dëmtoi edhe shumë objekte të tjera.

Një valë ere me fuqi 196 kilometra në orë u regjistrua në Isle of Wight. Nëse konfirmohet, do të ishte më e larta regjistruar ndonjëherë në Angli pasi erërat me forcë uragani fillojnë me 74 mph.

Shoqata Kombëtare e Hekurudhave të Mbretërisë së Bashkuar tha se “rrugët në pjesën më të madhe mbetën bllokuara.

Transporti në Gjermani gjithashtu u pezullua. ‘Deutsche Bahn’ konfirmoi se asnjë tren në distanca të gjata nuk do të funksionojë në veri të Dortmundit, Hanoverit dhe Berlinit në fundjava.

Stuhia la të paktën tre persona të vdekur në Gjermani, duke përfshirë një burrë që u rrëzua ndërsa po përpiqej të riparonte një çati të dëmtuar dhe një shofer, makina e të cilit u përplas me një pemë që kishte rënë në rrugë.

Në Holandë, dhjetëra shtëpi u evakuuan nga frika se kulla e kambanës së një kishe mund të shembet. Rrjeti hekurudhor holandez u ndërpre.

Në veri të Francës u regjistruan rreth tridhjetë lëndime, aksidente rrugore të lidhura me erën, për shkak të rënies së materialeve.

Rreth 37.000 shtëpi mbetën pa energji dhe disa lidhje hekurudhore rajonale u ndërprenë. Shpërthimet e forta të erës së bashku me baticat e larta ngritën frikën e përmbytjeve, veçanërisht pasi priten shira të dendur.