84 mijë punonjës shteti të detyruar të bëjnë vaksinën nëse nuk duan të humbasin punën

Muaji shtator do të jetë vendimtar për afro 84 mijë punonjës shteti. Ata duhet të bëjnë vaksinën anti-covid nëse duan që të shkojnë në punë. Kjo është kategoria më e gjerë e të përfshirëve në vaksinën e detyruar, pas mësuesve, pedagogëve dhe studentëve.

Vaksinimi me detyrim i administratës u njoftua nga kryeministri Rama. Kryeministri ftoi të gjithë ata që janë të pabindur për të bërë vaksinën, të mos ju besojnë teorive konspirative.

Ministria e Shëndetësisë thotë se në funksion të këtij procesi të detyruar i gjithë muaji shtator do të jetë i hapur për këdo që dëshiron të vaksinohet. Deri në fund të vitit, pritet që në vendin tonë të mbërrijnë 3 milionë doza vaksinash.