Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj San Marinos, Reja lë pushim Ismajlin dhe Broja sërish në stol

Do të startojë në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, sfida mes Shqipërisë dhe San Marinos, e vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë do të kërkojnë që të mos bëjë asnjë gafë në këtë 90-minutësh.

Përballë San Marinos, trajneri Reja kërkon nga të tijtë që të kenë ekuilibrat e duhur, ndërsa ka rreshtuar një formacion që direktivat e shndërrojnë në 3-4-3.

Për sa i përket mbrojtjes, ndryshimi është Mihaj, i cili zë vendin e Ismajlit të ulur në stol. Do të luajë edhe Trashi. Në krahun e djathtë është graduar Hysaj. Bare dhe Laçi formojnë dyshen e mesfushës.

FORMACIONI ZYRTARE:

SHQIPËrI: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj. Trajner: Edi Reja.