Tre muaj pas vrasjes së Klodian Rashës në Rrugën Dritan Hoxha, Prokuroria e Tiranës i komunikon akuzën efektivit Nevaldo Hajdaraj.
Akuza e re është ajo e vrasjes me dashje. Nga hetimet ka rezultuar se Rasha ishte i pa armatosur. Arma e gjetur 200 m larg vendngjarjes është një model pistolete turke sportive e përshtatshme edhe per armë zjarri. Ajo nuk është e Rashës ska asnjë gjurmë të tij si papilare ashtu edhe ADN-je. Akuza Nevaldos i është komunikuar një ditë më parë në ambientet e paraburgimit. Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes ne kapërcimin kufijve te mbrojtjes se nevojshme. Hetimet zbuluan se vrasja eshte me dashje dhe mund te evitohej. Brenda pak ditëve dosja do te përfundojë ne Gjykaten e Tiranes për ta gjykuar e dënuar Nevaldon për ‘vrasje me dashje’.



