Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 02°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 08°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore në vend, Kosovë dhe botë:



