Bayern fiton por PSG kualifikohet

Vendasit krijuan shumë, por ishin të pafat. Ndërkohë që për Bayernin ndeshja u hap nga Choupo-Moting në minutën e 40.

Ashtu edhe siç pritej, ka qenë një ndeshje spektakolare ajo e kthimit mes Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen për fazën e çerekfinaleve të Champions League.

Vendasit arritën të kualifikohen në gjysmëfinale dhe pse humbën në ndeshjen e dytë me rezultatin 0-1, pasi kishin fituar në Gjermani me rezultatin 3-2.

Vendasit krijuan shumë, por ishin të pafat. Ndërkohë që për Bayernin ndeshja u hap nga Choupo-Moting në minutën e 40.

Një ndeshje nga ato që të lenë të ngjitur pas ekranit me raste pa fund, shtylla dhe lojë të bukur, por që në fund nxori jashtë garës kampionët në fuqi të Champions.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Chelsea u mund në shtëpi nga Porto 0-1, por njësoj si PSG kishte fituar në ndeshjen e parë ndaj portugezëve me rezultatin 0-2 dhe kështu kalon në gjysmëfinale.