U kap me 5 mln lekë në makinë në Maqellarë, rrëfehet juristi i Bashkisë: Për blerje votash?! I mora borxh për arsye familjare

Zbardhet dëshmia në polici e Denis Gjolit, i cili u kap dje me një shumë parash në makinë në Maqellarë.

Zbardhet dëshmia në polici e Denis Gjolit, i cili u kap dje me një shumë parash në makinë në Maqellarë.

Gazetari Enver Doçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ rrëfimin e juristit të Bashkisë Bulqizë, i cili ka mohuar se paratë i kishte për blerje votash. Ai ka pohuar se shumën e parave prej 5 milionë lekëve ia kishte dhënë hua një i afërm nga Durrësi për arsye familjare.

Sipas burimeve brenda policisë së Dibrës, deklarimet e Gjolit përputhen me ato të personit të deklaruar nga ana e tij nga Durrësi.

Kujtojmë se dje në Maqellarë u bllokua një mjet nga PD dhe më pas policia vërtetoi se brenda saj kishte 5 milionë lekë. Sipas PD-së, këto para po përdoreshin për blerje të votave. Policia ndaloi disa persona, ndërsa aktualisht në komisariat qëndron juristi dhe një tjetër.