Presidenti turk Recep Tajip Erdogan u ka bërë thirrje të gjithë vendeve të botës, si dhe atyre islame që të marrin masa dhe të dënojnë sulmet e Izraelit në xhaminë Al-Aksa si dhe në Palestinë. Në një postim në Twitter, Erdogan shkruan se çdo musliman e ka për detyrë që të mbrojë nderin dhe krenarinë e qytetit të Kudsit, pasi është qyteti i tre feve të shenjta.
Postimi i plotë:
“Unë ftoj të gjithë botën, veçanërisht vendet islamike, të marrin masa efektive kundër sulmeve të Izraelit në Mesxhid al-Aksa, Jeruzalem dhe shtëpitë Palestineze. Çdo musliman e ka për detyrë të mbrojë dinjitetin, nderin, krenarinë e qytetit të shenjtë Kudsit. Çdo sulm që kryhet ndaj vendeve të adhurimit, veçanërisht ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe muslimanëve në Kuds, në të njëjtën kohë nënkupton se është kryer edhe ndaj nesh. Është detyrë e çdo individi që thotë se ‘jam njeri‘ që të kundërshtojë mizorët që ndotin Kudsin, qytetin e tri feve të shenjta me sulme të pandërgjegjshme, imorale, të paligjshme dhe mosrespektuese”, shkruan Erdogan.



