Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Han i Hotit, 2 të plagosur, makina e bërë “copë-copë

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër- Han i Hotit, ku janë përplasur dy mjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Siç duket nga pamjet e mëposhtme, në aksident është përfshirë një makinë dhe një furgon.

 

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun e aksidentit, por paraprakisht dyshohet tek shpejtësia e lartë.