Protesta e thirrur këtë të hënë para Parlamentit ka nisur të tensionohet, pasi disa prej protestuesve janë përpjekur të afrohen drejt godinës së Kuvendit.
Prej disa minutash, protestuesit po lëvizin në rrugët përreth zonës, duke kërkuar të çajnë kordonin policor, por janë ndaluar nga rrethimi i vendosur nga efektivët.
Gjatë përplasjeve janë shënuar edhe momente tensioni, ku disa protestues kanë hedhur vezë në drejtim të efektivëve të policisë. Nga ana e tyre, forcat e rendit kanë përdorur në disa momente spraj me lëndë irrituese për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.


