Ultrasit e Lacios kanë shkaktuar jo pak debate pasi i kanë kërkuar femrave të evitojnë hapësirën e tyre të shenjtë në stadiumin “Olimpico”, në një mesazh të shkruar në fletëpalosjet që janë shpërndarë para ndeshjes së parë të tyre në Serinë A, ndaj Napolit.
Zëdhënësi i Lacios, Arturo Diaconale, tha pas humbjes 2-1 të skuadrës, të dielën, se ky nuk është pozicioni i klubit dhe se vetë klubi ishte kundër çdo lloj diskriminimi.
Disa fansa të Lacios shkaktuan jo pak debate sezonin e kaluar pasi mbushën stadiumin “Olimpico” në Romë me foto të Anna Frank, diaristes së re që vdiq në holokaust, me një bluzë të Romës. Lacio u gjobit me 50 mijë euro asokohe nga Federata Italiane e Futbollit për shkak të antisemitizmit të shfaqur nga fansat e ekipit.



