Raporti mbi Situatën e Mirëqenies së Fëmijëve në Shqipëri nga organizata “World Vision” për vitin 2017 tregoi se, dhuna ndaj fëmijëve mbetet e pandryshuar në vite ashtu si edhe vitin e fundit.
7 në 10 fëmijë të moshave 8 deri në 18 vjeç pohojnë se kanë përjetuar të paktën një formë dhune, ndërsa 8 në 10 prindër pohojnë se kanë përdorur dhunën si mjet disiplinimi.
Studimi u diskutua në një takim të gjerë nga gjithë institucionet dhe organizatat e të drejtave njerëzore.
Ndërhyrjet kundër dhunës ndaj fëmijëve deri sot nuk kanë qenë të efektshme, por të mbivendosura e të fragmentuara, kur për të trajtuar këto raste dhune dhe për ta parandaluar atë, çdo shtet harxhon rreth 2 % të prodhimit të brendshëm./shekulli



