Ministri i Financave dhe Thesarit të Turqisë, Berat Albayrak tha se kërkesa për letrat me vlerë turke ishte tre herë më e lartë se vëllimi i realizuar, gjë e cila konfirmon besimin e treguesve ekonomik të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Albayrak, sot në mëngjes përmes një kumtese me shkrim potencoi se këkesa e letrave me vlerë turke në tregun ndërkombëtar është dëshmi e forcës të themeleve të ekonomisë turke, rezistencës së saj ndaj tronditjeve të jashtme dhe sukses i masave të ndërmarra.
“Oferta e letrave me vlerë ka tërhequr libra të porosive nga më shumë se 250 llogari që është trefishi nga vëllimi i realizuar”, tha ministri Albayrak.
Gjithashtu në kumtesë thuhet se Turqia ka lëshuar letra me vlerë për një periudhë pesëvjeçare, me vlerë prej dy miliardë dollarë amerikanë.


