Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se Teherani nuk ka synim t’i hapë luftë asnjë vendi, por tha se është e nevojshme të rriten kapacitetet mbrojtëse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Khamenei është takuar me komandantët e Forcave Detare të Iranit në kryeqytetin Teheran.
Në një adresim para komandantëve me rastin e Ditës Kombëtare të Flotës, Khamenei ka udhëzuar ushtrinë të rrisë kapacitetin e mbrojtjes.
“Irani nuk ka qëllim të luftojë me askënd, por rritni kapacitetin mbrojtës dhe gatishmërinë në atë mënyrë që armiku as të mos guxojë të kërcënojë këtë komb të madh”, ka thënë lideri suprem iranian.



