Kreu i partisë turke Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, ka kritikuar sot Konferëncën mbi Islamin që u mbajt në Gjermani javën e kaluar, duke e quajtur “një skandal”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një adresim para anëtarëve të grupit parlamentar të partisë së tij, Bahçeli kujtoi se konferenca u hap nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka thënë se Islami nuk i përket Gjermanisë.
“Konferenca e cila u mbajt me moton ‘Islami në Gjermani dhe për Gjermaninë’, është një skandal në vete, dhe një sulm i qartë dhe fyerje të besimit tonë”, tha Bahçeli.
Ai kritikoi edhe menunë e ushqimit që u servua në konferencë, më saktësisht sallamin e prodhuar nga mishi i derrit.
“Çfarë do të thotë Islami për Gjermaninë? Çfarë ka të bëjë mishi i derrit në një konferencë mbi Islamin?”, pyeti ai, për të shtuar se Islami nuk i përket asnjë vendi, por është feja e vetme para Perëndisë.
Në bazë të shifrave të qeverisë gjermane, në Gjermani jetojnë rreth 4.5 milionë muslimanë, që është rreth 5.5 për qind të popullsisë së përgjithshme të atij vendi.
Konferenca e katërt gjermane mbi Islamin u mbajt më 28 nëntor në kryeqytetin e Berlinit.
Në vitin 2006, kjo konferencë hapi dialogun e parë të institucionalizuar midis përfaqësuesve të qeverisë gjermane dhe muslimanëve që jetojnë në Gjermani.
Kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste të Turqisë (MHP), Devlet Bahçeli, ka kritikuar disa vende arabe për shkak të bashkëpunimit me SHBA-në në formimin e rojeve të ashtuquajtura kufitare nga terroristët në kufijtë verior dhe lindor të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bahçeli duke folur në mbledhjen javore të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), mes tjerash foli edhe në lidhje me zhvillimet aktuale.
“Thuhet se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa shtete të Gjirit do të veprojnë së bashku me SHBA-në për t’i përmbushur nevojat financiare, arsimore, të armëve dhe logjistikës së rojeve të ashtuquajtura kufitare që do të formohen nga terroristët në kufijtë verior dhe lindor të Sirisë. Në rast se pretendimet janë të vërteta, administrata saudite e cila nuk përballoi menaxhimin e vrasjes së Khashoggit, Emiratet e Bashkuara Arabe që nuk mund të fshehin armiqësinë ndaj Turqisë, borxhin e tyre ndaj SHBA-ve do ta paguajnë në këtë mënyrë”, tha ai.
“Cila pjesë e këtyre vendeve të burgosura nga imperializmi është Islame, cila pjesë është e drejtë? Ta dini që administratat e pavullnetshme që mirëpresin të pavërtetën që krijojnë kurthe ndaj popullit turk, duhet të dini se nuk jeni asgjë përpos një thikë e helmuar e ngulur pas shpine Islamit”, tha Bahçeli duke shtuar se nëse Arabia Saudite i frikësohet Allahut duhet të japë llogari për vrasjen e gazetarit Khashoggi.
“Në cilën pjesë të Islamit përshtatet mbështetja e armiqve të turqve dhe Turqisë, mbështetja e terroristëve”, u shpreh ai.



