Gazeta “Welt am Sonntag” në një lajm të saj, të cilin e mbështet në burime të sigurisë, shkruan se agjencia ka vendosur që në kushtet aktuale nuk është e përshtatshme monitorimi i DITIB-it.
Ministri i Punëve të Brendshme të Saksonisë së Poshtme, Boris Pistorius tha se ai është kundër mbikëqyrjes së aktivitetit të DITIB-it, sërish sipas lajmit të të përditshmes gjermane.
“Nuk do të kishte asnjë dobi për dialogun reciprok të lësh të kuptohet që monitorimi i DITIB-it është i nevojshëm. Shërbimi i inteligjencës në Saksoninë e Poshtme nuk shikon pika mbështetëse që DITIB-i me strukturat e veta në landet e Saksonisë së Poshtme dhe Bremen të jetë duke bërë përpjekje armiqësore kundër kushtetutës gjermane.
Pretendohet se pak kohë më parë Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) ishte përfshirë nga diskutimi për të marrë apo jo nën mbikëqyrje aktivitetin e 900 xhamive të varura nga DITIB-i dhe në veçanti aktivitetin në selinë e shoqatës në Këln./TRT



