Sipas medias shtetërore iraniane, Khatami është prononcuar në qytetin Mashhad rreth fuqisë bërthamore të vendit, gjatë një fjalimi në ceremoninë me rastin e përvjetorit të vdekjes së hz. Fatimës, një prej vajzave të Profetit Muhamed(s.a.v).
“Irani e di formulën e bombës atomike, por nuk ka dëshirë të përfitojë nga kjo armë e shkatërrimit në masë. Megjithatë zotërimin e energjisë bërthamore ne e shohim si një çështje jetike për vendin tonë”, u shpreh ai duke theksuar se Teherani nuk e ka çuar kurrë në mendje prodhimin e bombës atomike,raporton TRT.
Nga ana tjetër, zyrtari fetar iranian kritikoi deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili i ka kërkuar vendit të tij që të ndërpresë programin e raketave balistike.
“Fuqia raketore është me rëndësi jetike për Iranin. Djallëzitë e SHBA-së e dobësuan fuqinë bërthamore të Iranit, megjithatë edhe marrëveshja bërthamore mbaroi. Faktori që mbron Iranin në këto rrethana është pikërisht fuqia raketore. Nëse na e rrëmbejnë edhe këtë fuqi, atëherë drita e ditës kthehet në errësirë nate për ne. Fuqia jonë raketore është tmerri i imperialistëve”, vlerësoi Khatami.



