Lulzim Basha thirrje policisë: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

Kreu demokrat Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur në protestë bëri thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai u bëri thirrje forcave të policisë që të heqin kapelet dhe të arerstojnë Ramën.

Kreu demokrat Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur në protestë bëri thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai u bëri thirrje forcave të policisë që të heqin kapelet dhe të arerstojnë Ramën.

“Arrestojeni, bëni detyrën tuaj. Arrestojeni para se ta bëjë populli”, deklaroi Basha.

Basha theksoi se beteja e nisur nga opozita do të çlirojë vendin nga krimi dhe korrupsioni.

“Sovrani është populli shqiptar dhe jo kriminelët. Kjo është një betejë që do të çlirojë vendin nga klika mafioze, duke çliruar zgjedhjet, duke çliruar vendin, do të çlirojë vogëlushët, teksa ndiejnë pamundësinë e prindërve për t’iu përgjigjur nevojave të tyre. Ky udhëtim do të çlirojë qytetarët dhe të gjithë socialistët e ndershëm”, tha Basha, raporton Gazeta Shqip.

Basha tha shkurt para mediave se kryeministri Edi Rama është kapur si miu në çark nga populli.

Gjatë kohës që kreu i PD-së la selinë blu për të përshkruar itinerarin drejt Parlamentit, ai u takua me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, ndërsa protestuesit e opozitës hodhën kapsolla dhe tymuese duke tensionuar situatën.