Tension, flakë dhe thirrje anti Ramës në protestën e opozitës para Parlamentit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë radhët e policisë dhe kanë hedhur herë pas here tymuese.
Disa protestues kanë djegur goma makinash tek Parlamenti, raporton Gazeta Shqip.
Qytetarë e mbështetës të opozitës janë vendosur në dy hyrjet e parlamentit, ku kanë kaluar deputetët e maxhorancës. Ata kanë lëshuar thirrje “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”.
Ndonëse nuk ka tel me gjemba, masa të shumta sigurie janë marrë nga forcat e rendit të cilat janë vendosur në disa radhë.








