Matthew Palmer takim me Monika Kryemadhin

Zv/ ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, në kuadër të ditës së dytë të vizitës së tij, do të takohet sot me Presidenti Ilir Meta dhe krerët e opozitës. Pas takimit me kreun demokrat Lulzim Basha, sot pas mesdite, zyrtari i lartë i DASH u takua me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Në orën 17:30 Palmer do të takohet me Presidentin Ilir Meta

Ditën e djeshme, ai u takua me kryeministrin Rama, takim i cili zgjati rreth 100 minuta në Kryeministri. Pas takimit, kryeministri Rama shkroi në twitter duke e cilësuar si një takim të frytshëm si dhe duke zbuluar temat për të cilat u diskutua, raporton Shqiptarja.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer” shkroi Rama

Mbetet për t’u parë si do të ndryshojë situata politike në vend pas vizitës së zyrtarit të lartë të DASH, i cili pas Shqipërisë do të vizitojë edhe vendet e tjera të Ballkanit.

Përfundon takimi midis Kryetares së LSI-se Monika Kryemadhi dhe Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të shtetit Palmer. Takimi Kryemadhi-Palmer në selinë e LSI-së zgjati 70 minuta, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë aktualiteti politik dhe situata në rajon.