Humb kontrollin e motorit, vdes shtetasi në fshatin Podgorie

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Podgorie.

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Podgorie.

Policia njofton se një shtetas duke drejtuar një mjet tip motor (pa targa), dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka gjetur vdekjen, shkruan Top Channel.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Gezim Koro nga Sheqerasi.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.