Seehofer: Marrëveshja BE-Turqi për emigracionin vazhdon të kontribuojë në lehtësimin e situatës

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, deklaroi të enjten se marrëveshja për refugjatët, nënshkruar më 18 mars 2016 ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian, ka siguruar lehtësim të situatës.

Në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA), Seehofer iu përgjigj pyetjeve në lidhje me çështjen e emigracionit, jetën politike dhe bashkëpunimin me ministrin e Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvini.

I pyetur nëse mund të konsiderohet tashmë si e zgjidhur çështja e emigracionit, ministrin gjerman u përgjigj se punën janë në vijë të paktën brenda vendi, raporton TRT Shqip.

“Ne e kemi rregulluar emigracionin në nivel kombëtar. Unë mund të them se ia kemi dalë mbanë dhe se tashmë jemi në gjendje ta orientojmë më mirë. Megjithatë jemi ende shumë larg një zgjidhjeje në nivel evropian. Sidoqoftë marrëveshja BE-Turqi vazhdon të kontribuojë në lehtësimin e situatës”, vlerësoi Seehofer për DPA-në.