Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bruksel

Për arsye hetimore autoritetet kanë deklaruar se për momentin nuk do të publikojnë detaje të reja mbi këtë episod.

Policia në Belgjikë ka arrestuar një person nën akuzën se po planifikonte një sulm terrorist ndaj ambasadës amerikane në Bruksel, raporton ABC News.

Lajmin e kanë bërë të ditur prokurorët vendas, sipas të cilave personi në fjalë, i identifikuar me inicialet M.G, i ka mohuar akuzat. Por hetuesit insistojnë se kanë prova bindëse që sugjerojnë se i arrestuari po planifikonte një atentat.

Për arsye hetimore autoritetet kanë deklaruar se për momentin nuk do të publikojnë detaje të reja mbi këtë episod.