Presidenti Rexhep Tajip Erdogan mori të enjten një diplomë nderi të doktoraturës nga një universitet japonez gjatë vizitës së tij në vend për samitin e G-20.
Erdogan tha se ishte i nderuar që mori diplomën nga Universiteti Grave Mukogawa.
Ai shtoi se të dy vendet kishin qëndruar me njëri-tjetrin në ditë të mira dhe të këqija, duke shtuar se politikanët dhe akademikët duhet të kalojnë pishtarin tek gjeneratat e ardhshme.
Ai vazhdoi duke thënë se 2019 është shpallur si viti i kulturës turke në Japoni, duke shtuar se shumë ngjarje do të organizohen gjatë gjithë vitit.
Samiti i G-20 do të fillojë të premten në qytetin port të Osakës.
Erdogan dhe zonja e parë Emine Erdogan shoqërohen nga Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu, Ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albajrak, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Turke Hulusi Akar, Drejtori i Komunikimeve Presidenciale Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin.


