Kreu i Shtetit është shprehur gjatë konferencës se Rama nuk është i pavarur të marrë vendime në interes të kombit shqiptar dhe të shqiptarëve.
Meta ka paralajmëruar kryeministrin se ai dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm me gjak shqiptari do ta mbrojnë Shqipërinë nga miliarderët, që iu duket Shqipëria si mizë lisi, raporton balkanweb.
“Prej kohësh, i kam bërë të qartë Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, që të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP, dhe një ‘d’ e vogël. Është një grup i strukturuar, i kanë gjetur dhe njeriun e duhur, që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj të tërë i kërkoi dhe tregoi rrugën e zgjidhjes.
Rruga nuk, është “Rama Ik’, siç kërkojnë Basha, Kryemadhi e Berisha, por është “Rama reflekto”. Kjo ishte deri të shtunë në darkë, tani kam axhendë tjetër “Edi thellohu”. Nuk je i pavarur të marrësh vendime në interes të shqiptarëve, unë e gjithë shqiptarët e ndershëm me gjak shqiptari do ta mbrojmë Shqipërinë nga miliarderët, që iu duket Shqipëria si mizë lisi e mund të tallen si të duan”, ka deklaruar Kreu i Shtetit.



