Kreu i PD, Lulzim Basha falenderoi qytetarët e Durrësit, që sipas tij, refuzuan masivisht regjimin e Edi Ramës më 30 Qershor.
Në këtë takim lideri i opozitës theksoi se beteja vijon deri ne largimin e Edi Rames, raporton Top Channel.
“Masivisht duhet t’i bashkohemi protestës se ditës se nesërme për te treguar se te gjithë bashke do ta bejme Shqipërinë si gjithë Europa. E nesërmja është bashkim i qytetareve europiane qe luftojnë për vlerat dhe parimet europiane.”-tha Basha ne takimin informal qe zhvilloi ne Durrës mbrëmjen e se dielës.
“30 qershori ishte dita që shënoi fillimin e fundit real të Edi Ramës”- u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.



