Kapet kreu i grupit kriminal

Arben Seferi, i konsideruar si kreu i një grupi kriminal në Tiranë ka rënë pranga të Policisë së Shtetit. Ai kishte dy vite që i fshihej drejtësisë pas një plagosje të katër personave, ngjarje kjo e ndodhur në 2017-n, në zonën e Laprakës në Tiranë. Ky është momenti i arrestimit të Seferit, bashkë me mikun e tij, Xhevahir Marku.

Operacioni u zhvillua në lagjen “Demokracia“ në qytetin e Mamurasit. Në momentin e kapjes, Arben Seferit dhe Xhevahir Markut u janë gjetur 2 armë zjarri GLOCK, së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarakë, gjithashtu edhe 1 armë tjetër zjarri, pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë.

Për Arben Seferin, Gjykata e Tiranës në vitit 2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake.

Gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur pronari i lokalit Eljon Leka, si dhe Avni Biberi, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama, të tre klientë në lokal.

Po kështu, Arben Seferi i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të Gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit