Vlorë: Një makinë luksoze merr para nënë e bir, polici shpëton fëmijën

Një aksident ka ndodhur në zonën e Skelës, ku një grua, e cila ishte duke kaluar rrugën me të birin u përplas nga një makinë. Burime për “Dosja.al” bëjnë me dije se fëmija ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa nëna është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.

Fëmija është marrë nga vendi i ngjarjes nga një polic, i cili ka marrë të miturin në krahë për ta dërguar tek familjarët, transmeton Gazeta Shqip.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës luksoze dhe po kryen hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.