Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 19-vjeçari

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Laçit. Mësohet se si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur.

Gazeta Shqip raporton se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar drejt Tiranës.

“Në lagjen nr.1 në Laç, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Edon Martini 19 vjeç, banues në Laç, i cili është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdes mjekësor”, njofton policia.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli  si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.