Ka shkuar në 9 numri i drejtorëve që kanë dhënë dorëheqjen një Shkodër, vetëm 24 orë nga urdhri i dhënë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, transmeton Mapo.
Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, e cila u zhvillua dje, kryeministri Edi Rama urdhëroi shkarkimin e të gjithë drejtorëve burra në qarkun Shkodër.
Sot, mësohet se ka dhënë dorëheqjen Agim Shimaj, drejtori i hetimit tatimor Shkodër. Ky vendim vjen pas kritikave të kryeministrit Rama në mbledhjen e kryesisë. Shimaj ishte i emëruar vetëm 2 muaj më parë nga ministrja Denaj.


