Aksion në Tiranë, në pranga 7 biznesmenë të njohur

Një aksion i gjerë policor po vijon mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Të paktën 13 persona raportohet të jenë arrestuar në kuadër të aksioneve kundër informalitetit.

Mësohet se mes të arrestuarve janë shtatë biznesmenë të njohur. Ata akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH-së.

Aksioni ka nisur prej dy ditësh dhe vijon ende në këto momente.

Paraprakisht raportohet se të arrestuarit i kanë shkaktuar miliona lekë dëme shtetit.

Detaje të reja pritet të zbulohen nga Policia e Shtetit në minutat në vijim.